artia Opozitare Aleanca për Shqiptarët, ka drejtuar akuza ndaj Komunës së Tetovës, e cila nuk po mbush premtimin e zotuar ndaj banorëve të kësaj komune të dhënë në fushatën zgjedhore. Kjo parti ka pastruar rrugët e disa lagjeve të Tetovës, si dhe ka numëruar disa projekte të pa realizuara të kësaj komune.
“Filluam me pastrimin e shtratit të lumit Shkumbim që nga rruga industriale duke vazhduar më pastaj deri te shtrati i lumit afër Spitalit të Tetovës, për të vazhduar edhe më te dhe deri tek Xhamia e Larme, pastaj vazhduam në lagjen Çarshia e Epërme ku jemi këtu momentalisht për të vazhduar pastrimin e shtratit të lumit deri në Banjën e Tetovës. Shtyrja e punimeve të rrugës Murat Baftjari, edhe pse afati ka qenë për tre muaj kanë kaluar më shumë se katër dhe ende punimet nuk janë në fazën përfundimtare”, tha Altrim Mamuti – kryetar i Degës së Aleancës në Tetovë.