Mes 45 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, ku autobusi me targa maqedonase u përplas më pas u dogj, ishte dhe vajza e politikanit shqiptar Muhedin Brava, Sumeja.
Përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët ka shkruar disa fjalë prekëse për vajzën e tij të ndjerë.
“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. U takofshim ne lulet e xhenetit bija ime Sumeja”, ka shkruar Brava, ndërsa ka ndarë një foto nga vendi i aksidentit.