Komuna e Tetovës pezullon aktivitetet deri më 28 nëntor, shkak tragjedia në Bullgari


Komuna e Tetovës ka njoftuar se për shkak të tr*agjedisë në Bullgari ka ndërprerë të gjitha aktivitetet deri më 28 nëntor.

“Së pari ndajmë dhembjen dhe u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në ak*sidentin e komunikacionit të ndodhur sot në mëngjes në Bullgari, kurse të lënduarëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë.
Komuna e Tetovës njofton opinionin e gjërë se për shkak të situatës së rëndë që po mbretëron në Maqedoninë e Veriut, pezullon të gjitha aktivitetet e saja deri ditën e diel (28.11.021).
Poashtu njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se edhe aksioni mbarë qytetar për pastrimin e qytetit, i paralajmëruar për më datë 27 nëntor do të pezullohet për shkaqe të njëjta. Për datën kur do mbahet ky aksion do njoftoheni paraprakisht”, thuhet në njoftim.