Ministri i Brendshëm bullgar: “Nuk kisha parë asnjëherë diçka të ngjashme”


Përfundon tragjikisht ai që duhej të kishte qenë një ekskursion argëtues në Stamboll. Të paktën 45 persona, përfshirë 12 fëmijë, kryesisht shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që po ktheheshin në Shkup, humbën jetën pasi një autobus u përfshi nga flakët në perëndim të Bullgarisë.

7 persona , të cilët arritën të dilnin nga dritaret, janë shtruar në spitalin e Sofies, në gjendje të qëndrueshme.
Ngjarja ndodhi në një autostradë pranë fshatit të Bosnek, në orën 2 të mëngjesit. Autobusi me rreth 52 persona në bord, i përkiste agjencisë turistike Besa Trans, e cila organizonte udhëtime në Stamboll.

“Pamjet janë rrëqethëse. Detajet e tr*agjedisë duhet të hetohen. Është e vështirë të shohësh atje, shumë e vështirë. Nuk e di nëse duhet të tregojmë detajet në këtë moment. Nuk kisha parë asnjëherë diçka të ngjashme. Njerëzit janë kthyer në hi”, tha ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Boyko Rashkov.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , i cili bashkë me ministrin e Jashtëm Bujar Osmanin gjenden në Bullgari, e cilësoi këtë një tragjedi të tmerrshme dhe tha se 12 persona janë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa të tjerët të rinj, rreth 20-30 vjeç.
Sipas Zaev mes pasagjerëve ishte edhe një shtetas serb, e një belg. Më herët shefi i policisë bullgare Stanimir Stanev bëri të ditur pasagjerët ishin kryesisht shqiptarë.

Mediat bullgare thotë se po merret në konsideratë mundësia e plasjes së një prej gomave dhe përplasjes së autobusit me një barrierë ndarëse para shp*ërthimit të zjarrit; megjithatë ka dëshmitarë që thonë se kanë par autobusin në ecje në flakë, çka sugjeron se aks*identi mund të ketë ndodhur më vonë. Një dëshmitar që citohet edhe nga kryeministri Zaev rrëfen se kishte dëgjuar një shpërthim të fortë.