Tra*gjedia në Bullgari, turistët ishin kryesisht shqiptarë?!


Nga deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mësohet se turistët e ak*sidentuar në Bullgari, janë kryesisht shqiptar.

Ai ka bërë të ditur se udhëtarët kanë shfrytëzuar fundjavën e zgjatur që ka vlejtur vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip është ditë jo pune për komunitetin shqiptar.

“Disa informacione të paverifikuara thonë se ka pasur mbi 10 fëmijë që kanë vd*ekur dhe të tjerët janë çifte të reja që kanë qenë për fundjavën e zgjatur që e kemi pasur në Maqedoninë e Veriut pasi të hënën nuk punohej, ishte dita e Alfabetit Shqip dhe qytetarët fundjavën e zgjatur e kanë shfrytëzuar që të mund të lëvizin”, tha Osmani para mediave bullgare.

Përndryshe sot në Bullgari është rrokullisur dhe ka marrë flakë një autobus nga Shkupi, me udhëtarë shtetas nga Maqedonia e Veriut që kanë qenë për ekskursion në Turqi.
Në këtë ak*sident kanë vd*ekur 46 persona, prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 persona të tjerë janë lënduar, mes të cilëve edhe një 7-vjeçare.

https://facebook.com/watch/?v=427720115618871&_rdr