Tragjedi e madhe, 46 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut humbin jetën në një aks*ident trafiku në Bullgari

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën në një aks*ident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën Struma në Bullgari shkruan BGNES.

Në autobus kanë qenë 52 persona. Gjashtë persona të cilët i kanë mbijetuar ak*sidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje.

Mes të vd*kurv ka pasur 12 të mitur, në mesin e të cilëve dhe dy binjak.

“Në ‘Pirogov’ janë vendosur shtatë persona të gjithë me djegie në trup.  Njerëzit janë në gjendje të rëndë kanë humbur familjarët”, ka thënë Maja Argirova udhëheqëse e klinikës në “Pirgov”.

Autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rretho orës 3:00 ka ndodhur ak*sidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad.