As gjobat e shqiptuara nga Policia e Kosovës, madje, as aksidentet e shumta me të lënduar e me viktima, nuk po ndikojnë në vetëdijesimin e shoferëve në Kosovë për t’i respektuar rregullat e trafikut.
Disa prej tyre, kryesisht të rinj, po vazhdojnë të vozisin me shpejtësi marramendëse dhe ndonëse po i ikin “syrit të policisë”, videot e këtyre veprimeve po i publikojnë vetë në rrjete sociale.
Në një video të publikuar dy ditë më parë në rrjete sociale shihet një shofer në autostradën “Arbën Xhaferi”, i cili drejton automjetin e tij natën me shpejtësi më të lartë se 200 km në orë.
Me këtë veprim ai rrezikon veten dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Video:
https://video.gjirafa.com/video-1637459310-mp4