Ministria e Shëndetësisë tregon se sa qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri dje janë aplikuar gjithsej 1.675.793 doza të vaksinave. Janë vaksinuar gjithsej 822.751 qytetarë, janë rivaksinuar 789.905, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 63.137 qytetarë.
Sipas MSh-së, 57 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar ndërsa 33 për qind e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

“Përfshirja me vaksinim me një dozë të vaksinës të popullatës së rritur është 58 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 47 për qind e qytetarëve mbi moshën 18 vjeçare. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39 për qind e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar dhe 38 për qind e popullsisë në vend ka marrë dy doza të vaksinës”, theksohet në kumtesën e MSH-së.
Të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 5.611 doza të vaksinës, nga të cilët 2.387 paraqesin dozën e parë, 1.163 janë rivaksinuar, ndërsa 2.061 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.