Krahas postimeve provokuese dhe gjërave luksoze që ndan me fansat në Instagram, Morena Taraku shpesh herë mundohet të tregoi një anën tjetër të saj.
Modelja herë pas here tregon që është e ndjeshme dhe përballet me sfida të shumta, si çdo njeri tjetër.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka bërë një postim të gjatë në InstaStory, ku shihet e përlotur, ndërsa përcjell disa porosi.
Ish-Missi dhe këngëtarja shihet me lot në sy, ndërsa thotë se në jetë është zhgënjyer nga të gjithë personat që ka dashur.
Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi, Morena i doli në mbrojtje këngëtares, Filloreta Raci-Fifi, e cila vazhdimisht është komentuar për gjendjen e saj emocionale, duke thënë se e kupton plotësisht dhe se edhe artistët qajnë dhe hidhërohen.
Më poshtë shkrimi i plotë i Morena Tarakut:
Si mund ta quajmë veten njeri kur përball vetes ke një përbindësh që të dirigjon dhe të shtynë të bësh vetëm gjëra të liga?! Po ndaj me juve këtë postim sepse nuk i/e vetmja që lëndohesh dhe thyhesh nëpër valët e jetës. Thjeshtë mos beso askënd, as ata që betohen në kokën tënde. Shpesh gjej veten duke pyetur pse njerëzit jetojnë për të zhgënjyer dikën dhe përgjigjen e vetme që e gjej është se brenda tyre kanë një zemër të ligë dhe asgjë më shumë.
Kam respektuar e dashur as shumë njerëz në këtë botë dhe të gjithë ata që kam dashur e respektuar me kanë tradhtuar në mënyra të ndryshme, ngase njerëzit respektin dhe dashurinë e sinqerta e marrin për dobësi. Sot po postoi këtë storje për të treguar se jeta është njësoj për të gjithë, nuk do të thotë se unë jetojë në një botë tjetër e me njerëz të planetit tjetër, njësoj si ju të gjithë kalojnë nëpër çdo fazë të jetës. Thjeshtë u mërzita dhe desha ta ndaj me ju. Mos beso, dhe mos jep asgjë nga vetja, duaje veten më shumë se gjithçka sepse është e vetmja që jeton për ty.
Kam parë një plak njëherë në jetë dhe më tha se: Qenke shumë e lumtur por mos mendo që bota është kaq e bukur, do të përplasesh me qindra herë nëpër tokë dhe prapë duhesh të ngrihesh sikur nuk ka ndodhur gjë. Duaje Zotin dhe familjen, veten dhe shoqërinë e afërt, mendo që pas çdo të keq ose të mirë është dikush lart neve që quhet Zot ai që na mallkon dhe na uron. Mos fal, sepse njerëzit që të duan nuk të lëndojnë.