Boçvarski me një thirrje për Arsovskën


Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arosvska ta shqyrtojë paralajmërimin për shtyrjen e projektit për transport të shpejtë me autobus. Paratë për këtë projekt tashmë janë siguruar në buxhet, nga kredia e marrë përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thotë ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski. Sipas tij, projekt i ka kaluar të gjitha fazat dhe ka marrë dritën jeshile për realizim si zgjidhje ideale për bllokimin e trafikut në qytetin e Shkupit.

“Si projekt është vlerësuar shkëlqyeshëm nga ekspertët ndërkombëtarë se me këtë zgjidhet një çështje e madhe dhe një problem i madh i qytetit të Shkupit. Kanë kaluar shumë hapa dhe shumë faza, andaj apeloj që është mirë të mos nguten me vendime të tilla në qytetin e Shkupit sepse mendoj se futja e një sistemi të ri që do të realizohet në të ardhmen sjell shumë përfitime, por sigurisht edhe nga ana tjetër nuk pamë argumente se pse do të ndërpritet një projekt i tillë dhe nëse një vendim i tillë do të merrej ai duhet të bazohej në studime, analiza, mendime ekspertësh”, tha Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Pas marrjes së detyrës, kryetarja Arsovska tha se mbetet në qëndrimin se projekti i transportit të shpejtë nuk do të realizohet, sepse qytetarët me zgjedhjen e saj, sipas Arsovskës, votuan për projektin e saj për blerjen e 250 autobusëve të ri ekologjikë dhe transport publik falas. Për projektin e autobusëve të shpejtë, BERZH-i ka ndarë 70 milionë euro, nga të cilat 4 milionë janë tashmë të ndara në buxhetin e vitit të ardhshëm. Tenderi për përzgjedhjen e një kompanie për prokurimin e automjeteve dhe implementimin e transportit të shpejt është shpallur në faqen e BERZH-it në fund të tetorit. Sipas dokumentacionit të tenderit, linja nga Gjorçe Petrovi deri në Novo Lisiçe duhet të jetë 12.81 km në një drejtim, të ketë 21 stacione të autobusëve dhe 2 terminale, në zonën industriale në Gjorçe Petrov dhe në vendbanimin Lisiçe e Re.