Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, njoftoi se me buxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë 246 milionë denarë për transport me autobus të shpejtë, projekt ky i cili për herë të parë e promovoi ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Kryetarja aktuale Danela Arsovska, nga ana tjetër, tha se ka një zgjidhje tjetër për transportin publik në Shkup.
“Dëshiroj të theksoj se procedura e tenderit për këtë projekt është në vazhdim e sipër dhe dëshiroj t’i dërgoj një apel Qytetit të Shkupit që të rishqyrtojë shpalljet për anulimin e këtij projekti”, tha Boçvarski.