Njëra nga çezmat më të shfrytëzuara ndodhet përball spitalit të qytetit dhe e njëjta një kohë të gjatë që nuk është në funksion.
Qytetarët thonë se nuk ka mjaftueshëm çezma publike, ndërsa ata që janë nuk funksionojnë.
Jo, nuk ka mjaftueshëm. Duhet të ketë më shumë çezma, përveç këtyre që janë duhet të ketë edhe të tjera.
Edhe ne qytetarët kontribuojmë në këtë kaos, kështu është edhe me çezmat.
Mendoj se nuk ka. Edhe ata që janë, disa funksionojnë e disa jo. Ata që kanë ujë, shpenzojnë kotë ujë.
Mendoj se nuk u jepet shumë vëmendje shatërvanëve, ndërsa mblidhen edhe baktere në to.
Uji në temperaturat e larta të verës, është më se i nevojshëm për freskim dhe pije. Megjithatë një pjesë e çezmave publike në Shkup nuk funksionojnë, ndërsa një pjesë e tyre shfrytëzohen si shporta për mbeturina.
Përgjigje kërkuam edhe nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Prej atje thonë se edhe pse çdo ditë i mirëmbajnë çezmat publike dhe i rregullojnë defektet, megjithatë, ka shumë persona të papërgjegjshëm që i thyejnë dhe i prishin çezmat publike, dhe për këtë arsye një pjesë e tyre janë jofunksionale.
“Një pjesë e madhe e çezmave, mirëmbahen nga ana jonë, megjithatë ka shumë qytetarë të papërgjegjshëm që i prishin çezmat e qytetit. Gjithashtu, një pjesë e çezmave në Qytetin e Shkupit, shpesh herë keqpërdoren, çezmat rrjedhin vazhdimisht dhe në këtë mënyrë shpenzohet një sasi e madhe e ujit”, tha Mitko Gaxhovski – NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
Në territorin e qytetit të Shkupit, ka rreth 250 çezma publike dhe shatërvanë. Për mirëmbajtjen e tyre është e angazhuar NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.