Tenderët qeveritar në shënjestër të opozitës, VMRO kërkon dorëheqjen e Angjushevit dhe Despotovskit


VMRO-DPMNE opozitare ka akuzuar partinë maqedone në pushtet LSDM-në  për tendere dhe donacione të  paligjshme në kohën kur i gjithë opinioni është fokusuar kah çështja e emrit të vendit.

Ata akuzuan zëvendeskryeministrin për çështje ekonomike Koço Angjushev si fajtor dhe person i cili ka keqpërdor pushtetin që kompania e tij “Kast Invest” të fitoj tender në vlerë prej 160 mijë euro, gjë për të cilën kategorikisht është mohuar nga Angjushevi me arsyetimin se ai nuk gëzon asnjë funksion në kompaninë në fjalë që nga marrja e postit të tij në qeveri.

VMRO kërkon dorëheqjen e Angjushevit dhe të drejtorit të Fondit për Invoacione dhe zhvillim teklnlogjik Jovan Despotovski.

“Para një jave zëvendeskryeministri Koço Angjushev doli në foltore dhe tha se është nder, kënaqësi dhe gëzim i madh” që fondi për inovacione ka ndarë 10.5 milion euro. Pra si të mos jetë kur kompania në të cilën ai figuron i ndahen 160 mijë euro.a ka dikush që nuk do të ishte aq i lumtur dhe i kënaqur kur vetes do t’i ndaj 160 mijë euro para të qytetarëve për projekt që quhet “kalitim ardhmërin tonë” – tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE akuzoi LSDM-n edhe për tenderin e fundit për furnizim të institucioneve publike shëndetësore me aparate dhe reagensa për egzaminimet e gjakut në vlerë prej 35 milion euro nga Ministria e shëndetësisë e cila e ka fituar  një kompani e sapoformuar.

“Të nderuar qytetar dhe pacien në asnjë vend në botë nuk mund një kompani e themeluar që para disa muajëve dhe me kapital vetëm  me 5.000 euro sipas gjendjes aktuale të regjistrit qendror të fitoj tender prej 100 mijë eurove e aq më tepër të fitoj tender në vler prej 35 milona euro në sektorin shëndetësor ku kompanit farmaceutike zhvillojnë betejë të madhe për të fituar tenderë” – deklaroi Viktor Kamilovski nga VMRO-DPMNE.

 

Nga LSDM i hedhin poshtë akuzat e VMRO-së dhe bëjnë i thirrje institucioneve ti kontrollojnë të gjitha procedurat dhe nëse vërtetojnë çfardo qoftë parregullsish ose konflikt interesash, vendimet të rishikohen dhe të jenë të drejta.

Në vend që të përhapin trillime dhe gënjeshtra, të pabaza, ndërsa në prapavijë  kërkojnë amnisti për krimet, VMRO-DPMNE të përgjigjet se si dhe në çfarë mënyre është bërë partia më e pasur në Europë me 60 milionë euro pronë ndërsa Maqedonia është në borxh.

VMRO – DPMNE që është simbol i krimit dhe korrupsionit nuk ka kurfar kredibiliteti të flet për furnizime publike thonë nga LSDM.