Një adoleshent përgjegjës për vjedhjen më të madhe të kriptomonedhave ndaj një individi


Policia Kanadeze tha se ka arrestuar një adoleshent i cili dyshohet se ka vjedhur 36.5 milionë dollarë në kriptomonedha nga një individ i vetëm në SHBA.
Sipas autoriteteve incidenti është më i madh ndonjëherë që përfshin një individ të vetëm. Pronari i kriptomonedha ishte viktimë e një sulmi me ndërrim karte SIM.

Numri i tij i celularit u interceptua për të ndërhyre në verifikimin me dy faktorë dhe fituar akses në llogaritë e mbrojtura me këtë mekanizëm sigurie.
Disa prej parave të vjedhura u përdoren në një blerje në një lojë online prej ku policia dhe FBI-ja arritën ta identifikonin. Kur arrestuan adoleshentin, arritën ti konfiskonin 5.5 milionë dollarë.
2021 ka qenë një vit me zhvillime të mëdha sa i përket vjedhjeve të kriptomonedhave. Investitorët në Afrikën e Jugut humbën 3.6 miliardë dollarë.