Në kohën kur procesi i skriningut është zyrtarizuar dhe janë caktuar kryenegociatorët e palëve mes Maqedonisë dhe BE, pritet të caktohet edhe senaca e parë e përbashkët.
Pas skenimit të situatës aktuale dhe planifikimit të procesit zhvillues, fillon hapja e njëpasnëjshme e kapitujve, me ç’rast analistët politik thonë se kapitulli që i referohet gjyqësorit dhe adminsitritatës publike do të jetë më i vështirë, sepse me vite këto dy institucione kanë qenë të ndikuara nga politika.
“Ajo që është me rëndësi në këtë proces është jo vetëm miratimi i ligjeve, por edhe impelementimi praktik i tyre. Në këtë kuadër, gjatë implementimit sigurisht se do të paraqiten edhe nevojat për plotësime dhe ndryshime të ligjit me qëllim që Maqedonia të krijojë administratë të pavarur dhe efikase, dhe reformat në gjyqësi. Në këto dy çështje Maqedonia do të harxhojë më shumë kohë dhe përkushtim, me qëllim të arritjes së standarteve evropiane” – tha analisti politik, Blerim Hyseni.
Pasiqë të përfundojë skrininigu, Me rekomandimet e KE-së dhe të ekspertëve të caktuar, Maqedonia hap bisedimet me BE -në, që pritet të fillojnë pasi që vendi të merr ftesën në qershorin e ardhshëm.
Përndryshe, skriningu është punë teknike dhe përbëhet nga takimet mes dy palëve ku delegacioni i BE-së prezanton atë që quhet asquis communitaire, përderisa Maqedonia prezneton arritjet e pajtueshmërisë së legjislacionit vendor, zhvillimet dhe fazat ku duhet të punohet.