Genta Ismajli ndan fotot e para me barkun e rrumbullakosur, konfirmon se po pret binjakë


Genta Ismajli e mbajti të fshehtë se është në pritje të ëmbël deri pak javë më parë. Megjithëse përflitej prej kohësh, këngëtarja dhe biznesmeni turk, Huseyin Usta pranuan se do të bëheshin prindër pas një videoje që ndanë në rrjete sociale. Tani që është në muajt e fundit, Genta ka ndarë dhe fotot e para me barkun e rrumbullakosur.

Ajo ka publikuar dy foto, ku në njërën pozon me partnerin e saj. Përmes fotove, ajo ka konfirmuar dhe zërat që kanë qarkulluar se do të mirëpresin dy fëmijë. Krahas ekos, ajo ka bërë me dije se binjakët do vijnë në jetë në Janar. “Faleminderit Zot”, shkruan këngëtarja ndërsa nuk kanë munguar as urimet nga miqtë dhe fansat.