Sektori i turizmit në nevojë për ndihmë nga Qeveria e RMV-së!


Sektori i turizmit dhe gastronomisë kërkon që shteti të përgatisë masa të reja për ndihmë. Ata thonë se kanë siguruar letra drejtuar kryeministrit Zaev dhe ministrave kompetentë në të cilën kërkohen subvencione për paga nga nëntori 2021 deri në mars të vitit 2022, në vlerë minimale prej 15.200 denarë.

“Për numrin e të punësuarve është e nevojshme të merret muaji tetor, sepse gjatë sezonit punësojmë punëtorë sezonal me kontratë, për një punë të caktuar”, thuhet në kërkesën e Kërkesë e HOTAM.Kërkesat e sektorit të turizmit dhe gastronomisë: Subvencionim i pagave, subvencionim të taksës turistike, subvencionim të organizimit të ngjarjeve dhe pagesë më të ulët për “SHDAM”.Nëse shteti nuk u jep paga minimale, atëherë hotelierët kërkojnë që të financohen të paktën një pjesë e kontributeve, për një periudhë 6 mujore dhe të subvencionohet taksa turistike për këtë vit.

“Nëse i kemi paguar taksat që kemi qenë të detyruar tI paguajmë deri më tani, në këto momente të vështira presim që ajo ndihmë të jetë pak më realiste dhe të marrim një injeksion të vogël, i cili do të kontribuonte në një gjë pozitive më tej, që të jemi të përgatitur më mirë në sezonin 2022. Do të kemi nevojë për ndihmë pagash për të paktën dy muaj”, deklaroi Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

HOTAM i bën apel shtetit, që t’i lejojë ata të organizojnë evente dhe festime ku do të lejoheshin të hynin mysafirë të vaksinuar me dy doza, kanë kaluar Kovidin, ose kanë një test negativ.“Fuqia e sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë për të mbijetuar dimrin që po vjen, dhe njëkohësisht ti mbajë punonjësit ekzistues është pothuajse e pamundur. Kjo është arsyeja pse kërkojmë një pako të re masash”, thonë nga Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.Kërkohet zvogëlimi i masës së kompensimit financiar, që i paguajnë Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit dhe Muzikës, dhe një goditje e re për hotelierët sipas tyre është shtrenjtimi i energjisë elektrike, derivateve të naftës, lëndëve të para dhe transporti.