Sot më 22.04.2018, Në Mavrovë,u mbajt takim konsultativ në mes përfaqësuesve të Lëvizjes për ILIRIDËN,z.Hajredin Kaza,z.Musli Ferati,z. Baki Sulejmani.z.Adil Mustafi dhe koordinatori z. Nexhat Bexheti,me veprimtarin e kauzës kombëtare Mr.Gafur Adili. Me këtë rast është rënë dakord që Kuvendi themelues i partisë me emrin Lëvizja për Iliridën të mbahet më 10 qershor, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, shkruan Gazeta Lajm.
“Takimi u zhvillua në atmosferë vëllazërore dhe njëkohësisht u mor vendimi unanim që kuvendi themelues i partisë “Lëvizja për ILIRIDËN” të mbahet më 10 Qershor 2018. (Datë e shenjtë për shqiptarët, 140 vjetori e themelimit të Lidhjes së Prizrenit).
Me daljen në skenë të Lëvizjes për ILIRIDËN do të pasurohet korpusi politik i shqiptarëve”, thuhet në kumtesën e Këshillit themelues.