Arben Taravari ka folur në lidhje me marrëdhëniet me Alternativën ku shprehet se marrdhëniet kanë qenë korrekte dhe ka pasur tolerancë mes dy partive.
“Më duhet të them se lideri i Alternativës, Afrim Gashi është një prej njerëzve më të njerëzishëm që kam takuar në jetën time. Mund që edhe ne të kemi tepruar ndonjë rast, ndoshta edhe ata. Ne kemi biseduar për çdo gjë, edhe me Bekim Salin për të cilin kam thënë se ndoshta ka qenë kandidati ynë më i mirë, ai dhe Bekim Pocesta, pro fatkeqësisht nuk ja dolëm në Çair”, tha Taravari, duke shtuar se ata megjithatë ata janë parti në veti.
News33 përcjell se Taravari më tutje ka thënë se nuk dihet se çfarë do të ndodhë dhe se Alternativa duhet vet të vendos se çfarë është e mira për ato.
“Mendoj se do t’i harxhoje përsëri BDI-ja, nëse hyjnë se kjo Qeveri, anija e Zaevit është duke u fundosur, ne mund të pranojmë mos ta pranojmë. Por kjo Qeveri nuk shkon më shumë se 5, 6 muaj. Pushteti lokal që e mori VMRO ishte 70% që do ta imponon”
Në fund Arben Taravari e mbyll duke thënë se për 3 orë janë mbledhur 61 nënshkrime për ta rrëzuar Qeverinë, dhe e gjithë kjo sipas tij është bërë me shumë vullnet, dhe pa shantazhe.