Zonjave shqiptare te mahnitura prej presidentes kroate


Kreshnik Osmani:

Zonjave shqiptare te mahnitura prej presidentes kroate!

Jeni te bukura si ajo, mbase me shume.
Jeni te pushtetshme si ajo, mbase me shume.
Jeni te mençura si ajo, mbase me shumë.
Jeni te shtypura me shume se ajo. Nuk diskutohet.
Jeni te sunduara pak me shume se ajo. Nuk ka diskutim.
Por, çlirimi prej burrave nuk arrihet duke i urryer ata. Ne qofte se doni te jeni te pushtetshme, duhet fillimisht te jeni femra. Qe te jesh e pushtetshme duhet te perpiqesh maksimalisht te mbetesh grua. Shume prej grave nuk e kuptojne kete. Nevoja juaj per te qene si burrat është ne thelb vetevrasje e pushtetit qe ju është dhene.

Ju mund t’i merrni te gjitha te drejtat tuaja, vetem duke qene femra. Prej fillimit te historise e derisa ajo te mbaroje burrat kane qene dhe do te mbeten kuaj lufte qe vdesin betejave te pergjakshme per pushtet, pasuri e lavdi dhe duhet te mos harroni kurre se nje mashkull, te gjithe lavdine, pasurine dhe pushtetin e vendos ne funksion te rrembimit te zemres se gruas. Të asaj gruaje qe pelqen, e dashuron apo qe e ka fiksim. Nje burre jeton qe t’i pelqeje nje gruaje apo disa grave dhe e gjithe jeta e burrave eshte ne funksion te joshjes dhe te pushtimit te nje gruaje apo me shume ne varesi te kulturave. Po te mos ishin grate burrat do te ishin qeniet me dembele, me te pafuqishme dhe me idiote ne bote. Nje burre e kultivon fuqine e tij, intelektin, pushtetin, famen, pasurine, qe ne darke te dorezohet si nje qengj i urte tek preheri i nje gruaje e cila e pushton. Per asgje tjeter ne bote nuk i hy ne pune ai pushtet.

Keni boten ne dore ndaj mos e humbisni ate me teori idiote. Ju mund te beni pa burrat, por nje burre pa nje grua është vetem nje krijese e vrare apo e plagosur rende. Disa qasje apo tendenca feministe agresive po ju shkaterrojne. Duket sikur po ju japin pushtetin por ne thelb jane duke ua marre ate. Burrat jane krijesa te ashpra lufte, qe nuk mposhten me sulm e urrejtje sepse ata jane krijuar per lufte. Lyjeni feminitetin disa here ne dite me pakez intelekt te shikoni si kontrollohen burrat me gjithe botë!