Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti gjeneral-majorin Bajram Begaj, shefin e Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim, siç njoftoi kabineti i Pendarovskit, u fol për bashkëpunimin ushtarak bilateral ndërmjet dy shteteve, me çka ishte theksuar se ekziston potencial për avancim në periudhën e ardhshme. Si shembull të suksesshëm për bashkëpunim, bashkëbiseduesit i theksuan pjesëmarrjet e të dyja armatave në aktivitetet e përbashkëta stërvitëse, me çka përforcohet ndërveprimi dhe ngritja e nivelit të trajnimit.
Ata shfaqën shpresë se bashkëpunimi ndërmjet dy armatave në të ardhmen do të thellohet dhe do të arrihet niveli i bashkëpunimit të të dyja shteteve që e kanë në nivelin politik dhe ekonomik.Presidenti Pendarovski, siç theksohet në kumtesë, shfaqi pritje se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si fqinje dhe anëtare të plotfuqishme të NATO-s, do të vazhdojnë t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre në kontekst të bashkëpunimit në Aleancë.
Në takim u fol edhe për bashkëpunimin e të dyja shteteve në kuadër të iniciativave rajonale, të cilat janë në drejtim të avancimit të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit.