Enti Shtetëror për Statistika i shpalli të dhënat për rrogën mesatare NETO të muajit maj të këtij viti dhe ku mund të shihet punëtorë më të paguar janë në sektorin e programimit kompjuterik me rrogë mesatare prej 55.842 denarëve.
Në vendin e dytë është sektori i transportit ajror me rrogë mesatare prej 52.076 denarëve, kurse në vend të tret është sektori financiar me rrogë mesatare prej 50.454 denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vendin e katërt është sektori i telekomunikacioni me rrogë mesatare prej 42.237 denarë, kurse në vendin e pestë është sektori për shërbime të rehabilitimit dhe shërbimeve tjera me rrogë mesatare prej 44.712 denarëve.