Kirill Petkov nga partia “Ndryshimi vazhdon” që fitoi zgjedhjet parlamentare në Bullgari, derisa ka komentuar marrëdhëniet maqedono-bullgare, deklaroi se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe ata të anëtarësohen në BE në bazë të një kriteri, historisë.Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, Petkov ka përsëritur se për zgjidhjen e çështjes është e nevojshme që të formohen grupe pune, ku përveç historianëve të mund të kyçen edhe njerëz nga biznesi, kultura dhe infrastruktura.
“Në rast se nuk dilet me ekipet të cilat i dinë edhe përparësitë dhe pikat problematike, atëherë nuk ka se si të vije deri tek zgjidhja përfundimtare”, tha Petkov duke shtuar bindjen se nuk do të ketë problem me partnerët e koalicionit lidhur me çështjen e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij varianti më i keq do të ishte që kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë të shfrytëzohet për qëllime politike.“Asgjë në këtë jetë nuk bëhet me parulla, por me punë, ndërsa për këtë nevojitet ekip”, tha Petkov.Lidhur me atë se Bullgaria është nën presion të madh të SHBA-ve, Petkov u shpreh se nuk ekziston asnjë person në planetë i cili do të merr telefonin dhe t’ju thotë bëjeni atë që ju thash.
“E vetmja mënyrë që dikush të na detyroj ta bëjmë atë, është që të na bindë se ajo është e drejtë për Bullgarinë. Në asnjë mënyrë tjetër ata nuk mund të ndikojnë”, deklaroi Petkov.