Në vendet normale ku ndodh kjo, shumëkush do të rishqyrtonte pse gjërat nuk shkonin mirë dhe do të bënin një përbërje të re të Qeverisë apo kryesisë së partisë, por tek ne e gjithë kjo u kuptua në mënyrë dramatike, tha zotëri Bytyqi.
“E vlerësoj shumë vendimin e për aktit të dorëheqjes, por edhe aktin e shtyrjes së dorëheqjes së tij deri në një periudhë të caktuar derisa të stabilizohen dhe të fillojnë proceset në parti”, ka thënë Bytyqi. Sipas tij, pavarësisht nëse do të zëvendësohen dy, tre apo më shumë ministra në qeverinë e re, të cilën e ka quajtur “Zaev tre”, Bytyqi beson se Zaev do t’i përmbahet vendimit të tij personal për dorëheqje.
Ai shtoi se Zaev në këtë moment është akoma më se i nevojshëm.
– Mendoj se nuk është në dëm të qeverisë nëse ka ndryshime në dikastere dhe ndryshime kuadrosh. Thuhet se çdo staf i ri sjell njohuri të reja, energji të re dhe një qasje tjetër për zgjidhjen e problemeve, tha Bytyqi.