Ja kush është drejtori i ri i Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Kumanovë


Aleanca për Shqiptarët do të ketë dy ndërmarrje në komunën e Kumanovës, në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me listën e Maksim Dimitrievskit.
Gëzim Kadriu është emëruar sot drejtor i Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Kumanovë. Kadriu me profesion është jurist i diplomuar, ndërsa në marrëdhënie të rregullt pune është në Ministrinë e Financave, Sektori për kontroll të brendshëm financiar.
ASH pritet ti takoj edhe një ndërmarrje e re që do të themelohet nga pushteti i ri komunal.