Sokol Haliti është rizgjedhur Kryetar i Komunës së Vitisë.
Ai këtë të hënë ka shkuar për homazhe tek varri i nënës së tij, së cilës ka theksuar se ia dedikon fitoren.
“Nëna është ajo që mund të zërë vendin e të gjithëve, por që vendin e saj nuk mund ta zërë askush. Falë teje e sakrificave tua jam këtu ku jam sot, e jam ky njeri që jam sot”, është shprehur Haliti.
“Fitoren ta dedikoj ty e dashur nanë”, ka shkruar ai.