Ja kush e fitoi Prizrenin

Mytaher Haskuka ka humbur zgjedhjet në komunën e Prizrenit për balotazh.
Prizrenasit nuk patën mëshirë dhe ndëshkuan kandidatin e Vetëvendosjen për mënyrën se si e kishte qeverisur këtë qytet për katër vitet e kaluara.

Totaj i PDK-së fitoi 50.90 për qind të votave, ose 950 vota më shumë se Haskuka kur kanë mbetur vetëm 800 vota për t’u numëruar, përcjell Periskopi.
Haskuka i Kurtit kishte qenë i pari në zgjedhjet e 17 tetorit.