Zgjedhjet lokale në Dibër në rrethin e dytë janë mbajtur sot në Dibër për të parin e komunës. Rezultatet e para për këtë komunë, ku kanë garuar Hekuran Duka nga BDI dhe Bekim Pocesta nga koalicioni ASH/AAA. Këto rezultate janë me 4,62% e votave të numëruara.
Hekuran Duka – 125 vota apo 47,35 % të votave
Bekim Pocesta – 134 vota apo 50,76 % të votave
Dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër ka qenë mbi 45% ndërsa kanë votuar 8534 qytetarë nga 19211 me të drejtë vote. Sot në Dibër është votuar në 27 vendvotime.
Rrethi i dytë në Dibër mbahet sot, dy javë nga rrethi i dytë në gjithë komunat tjera, përshkak të rivotimit më 31 tetor, 2021.