Një makinë e llojit “Honda” është gjetur e dj*egur në Thumanë. Dyshohet se është makina e përdorur nga autorët që bënë atentatin në Tiranë, ku u vranë dy persona. Dy vi*ktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit janë identifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe janë ngritur hyrje-dalje të kryeqytetit shqiptar.
Erigersi ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Audi” në momentin që është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Mihasi është një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit Vis Martinaj, dhe ka precedentë të mëparshëm penal.Ai ishte liruar nga burgu në vitin 2019, dhe ishte shpallur sërish në kërkim për një arsenal armësh që ishte zbuluar në zonën e Yrshekut.
Mihasi u arr*estua për akuzën e “Gr*abitjes me ar*më” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve, “Ar*mëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luf*tarake”, por u la sërish i lirë brenda muajsh. Mihasi u arr*estua për gr*abitjen dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.Ndërkohë, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre.