Para 11 vjetësh, një 97-vjeçar në Tajvan i quajtur Huang Yung-fu u përball me një dilemë të madhe.Qeveria tajvaneze po kërcënonte të rrëzonte fshatin e tij, pasi ai ishte banori i fundit i mbetur, në përpjekje për të ndërtuar një kompleks apartamentesh më modern.Atij iu ofruan para për tu paketuar dhe për të lëvizur diku tjetër, por nuk mund të duronte mendimin për të lënë shtëpinë e vetme që kishte njohur ndonjëherë në Tajvan. Në atë moment ai filloi të pikturonte.
Huang, i njohur tani me dashuri si “Gjyshi i Ylberit”, ka lindur në Kinë. Pasi luftoi në Luftën Sino-Japoneze dhe Luftën e Dytë Botërore, ai luftoi për Partinë Nacionaliste mbi qeverinë komuniste të Mao Ce Dunit. Kur nacionalistët humbën, ai dhe 2 milionë njerëz të tjerë u larguan në Tajvan. Pikërisht këtu ai u strehua në një fshat të improvizuar, të bashkuar me nxitim për anëtarët e ardhur të ushtrisë dhe familjet e tyre. Ajo që ishte menduar të ishte një zgjidhje e përkohshme më në fund u bë shtëpi.
“Kur erdha këtu, fshati kishte 1.200 familje dhe ne të gjithë do të rrinim dhe do të flisnim si një familje e madhe”, ka thënë Huang me BBC.”Por më pas të gjithë u larguan ose vdiqën dhe unë u bëra i vetmuar”, ka vazhduar ai.Së pari, ai pikturoi një zog të vogël në shtëpi njëkatëshe. Vazhdoi me macet, zogjtë dhe njerëzit që filluan të vërshonin nëpër ndërtesat e zbrazëta në fshat. Më pas, në vitin 2010, një student i universitetit lokal shkoi në fshat, dhe pasi dëgjoi historinë e Huang, u zotua ta ndihmonte.Ai shkrepi disa foto të fshatit dhe filloi një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe peticion për ta shpëtuar atë nga shkatërrimi.Lajmi u bë shpejt viral dhe kështu lindi “Gjyshi i Ylberit”.
Kështu fshati shumëngjyrësh u bë një tërheqje e madhe për turistët dhe vazhdon të sjellë mbi një milion vizitorë çdo vit. Më e mira nga të gjitha, Huang tani mund të qëndrojë në shtëpinë e tij.