Sipas ish-kryeministrit bullgar Bojko Borisov, deri në fund të vitit BE-ja do ta poshtërojë Bullgarinë dhe do të nisë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ai shpjegon se për këtë qëllim janë angazhuar drejtpërdrejt kryeministri holandez Marc Rutte dhe presidenti francez Emanuel Macron. Borisov sulmon presidentin Rumen Radev për një politikë të tillë.
Mediat ditë më parë lajmëruan se së fundmi Macron në një letër drejtuar ambasadorëve francezë në vendet e BE-së ka treguar dy data specifike, 14 dhjetor për zgjidhjen e ngërçit bullgaro-maqedonas dhe 31 si afatin përfundimtar për fillimin e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Meqë ra fjala, Rute këto ditë ishte në Shkup.