U shpërblyen futbollistët e Maqedonisë së Veriut pas fitores kundër Armenisë


Fitorja e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut kundër ekipit të Armenisë me rezultat 0-5, ka nxitur udhëheqësit e Federatës të shpërblejnë futbollistët para ndeshjes së fundit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Botërorin 2022.

“Reprezentuesit dhe stafi teknik tashmë kanë marrë premi për paraqitjet e mira në tri ndeshjet e kaluara kundër Armenisë, Islandës dhe Rumanisë, ndërsa më vendimin e ri për shpërblim të futbollistëve jepet motiv shtesë për fitore kundër Islandës të dielën në Shkup”, sqarojnë nga Federata.Në ndeshjen e zhvilluar dje, Enis Bardhi arriti të shënojë tre gola, ndërsa dy golat tjerë u shënuan nga Trajkovski dhe Ristovski. Kjo ishte ndeshja e parafundit në kuadër të kualifikimeve, duke i siguruar vendit 15 pikë, që e radhitin në vendin e dytë.
Në ndeshjen e fundit, Maqedonia e Veriut do të përballet me ekipin e Islandës më 14 nëntor. Njëkohësisht do të përballet edhe Litenshtajni me Rumaninë, ekip i cili ka 14 pikë, duke luftuar për vendin e dytë. Për pozitën dytë në garë është edhe Armenia me 12 pikë, e cila do të luajë atë ditë kundër Gjermanisë.