Komisioni për Sëmundje Ngjitëse tregoi rreth masave të reja në Maqedoni


Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme nuk rekomandoi masa të reja për shkak se gjendja epidemiologjike mbetet stabile.

“Edhe pse ka rritje të rasteve të reja në bazë ditore, gjendje epidemiologjike te ne mbetet stabile, nuk ka ngarkim të kapaciteteve spitalore. Pikërisht kjo është arsyeja kur vendosim të rekomandojmë masa shtesë, ndërsa momentalisht, për fat të mirë, disa nga kovid qendrat që në valët e mëhershme ishin të ngarkuara, tani janë bosh. Përqindja më e madhe e pacientëve të hospitalizuar janë persona të pavaksuinuar”, thonë nga KSI.

Anëtarët e KSI-së po ashtu bëjnë thirrje për vaksinim për shkak se sipas të gjitha analizave edhe pse vaksinat nuk janë 100% kundër sëmundje ato mbrojnë nga forma e rëndë e sëmundjes.
Në Maqedoni, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisv, deri më 9 nëntor janë vaksinuar 811.226 qytetarë, 782.460 janë rivkasunaur dhe 48.087 kanë pranuar dozën e tretë.