Çfarë thotë Miloshoski për postimin e Rexhepit në Facebook?


Ku është Deputeti I Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, I cili nuk I mundësoi opozitës të votojë mosbesimin e qeverisë aktuale?
Mediat kanë transmetuar statuse nëpër rrjetet sociale të Deputetëve ku thuhet se Rexhepi nuk ka qenë I kapshëm në telefonat e tij dhe të familjes. Sic thuhet ai nuk ka qenë as edhe një dy banesat e tij dhe supozohet se është larguar nga vendi.

Lidhur me këto supozime publikisht është prononcuar Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Antoni Miloshoski I cili në Facebook ka shkruar.
“Zaevi ka para, firma dhe prona në Bullgari. Kastriot Rexhepi është loguar në FB në Bullgari! Nëse është dërguar, transportuar, ngarkuar, I bindur, I shantazhuar ose I detyruar, e dijnë vetëm Zaevi, BDI-ja dhe ai” – ka shkruar Miloshoski duke shpërndarë një transkript nga Facebooku se statusi I Rexhepit është shkruar në Bullgari.