Pas dorëheqjes së Kastriot Rexhepit dhe votës së tij për ta rrëzuar Qeverinë “Zaev 2”, Kosova dhe Shqipëria presin edhe deputetët tjerë shqiptarë që ta tërheqin votën për rrëzimin e Qeverisë.
Deputetët tjerë nga Aleanca dhe Alternativa pritet të bëhen pjesë e dorëheqjes së votës së tyre. Nga Kosova dhe Shqipëria theksojnë se kjo do të ishte në të mirë të të gjithë shqiptarëve duke mos u bërë vegël e VMRO-së dhe Levicës.
Koordinimi i deputetëve shqiptar pritet të jetë edhe më i madh dhe t’i bashkangjiten Kastriot Rexhepit për të vazhduar Qeveria me punën e saj drejt BE-së dhe marrëdhënieve të mira me miqt tanë ndërkombëtarë.