Naim Abazi dhe Mihrije Braha janë ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë, së fundmi në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, folën për projektet e reja dhe jetën e tyre personale.
Dyshja treguan se edhe cila ka qenë gjëja e parë që kanë pëlqyer të njëri-tjetri kur janë njohur për herë të parë.
Braha tha se kishte qenë zëri i Naimit, ndërsa ky i fundit tregoi se ishte bukuria e Mihrijes.
“Gjëja e parë ishte bukuria. Ishte dashuri me shikim të parë.”, tha Naimi për moderatorin. Më pas, Mihrija tregoi dhe një situatë komike kur u pyet nga Albani se cili prej tyre e kishte harruar datën e përvjetorit të martesës. “Për ta justifikuar këtë, kam harruar dhe ditëlindjen time. E kam kuptuar pas tre ditësh.”, tregoi me humor këngëtarja.