Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka qëndruar sot në Studeniçan.
Ai është shoqëruar nga Arben Taravari – kryetar i Gostivarit dhe Isen Shabani – kryetar i Vrapçishtit. Të gjithë i ka pritur kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiku i cili ditë më parë kaloi nga Partia Demokratike Shqiptare në Aleancën për Shqiptarët.
Sadiku në profilin e tij në Facebook shpërndau fotografi nga kjo vizitë dhe shkroi:
“T’fala nga Studeniçani”.