Zaevi mblodhi partnerët e koalicionit, Thaçi: “Shumica parlamentare ishte në Qeveri, edhe përfaqësuesi i Besës”


Kryeministri Zoran Zaev pasi dje e prolongoi dorëheqjen, sot ka realizuar koordinim me partnerët e koalicionit.
Në Qeveri, siç ka njoftuar lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ishin të pranishëm të gjithë partnerët e koalicionit, përfshirë edhe përfaqësuesin e Lëvizjes Besa, të cilët ditë më parë njoftuan se do të votojnë “për” rrëzimin e Qeverisë “Zaev 2”.

Thaçi siguroi se shumica parlamentare ishte në Qeveri dhe se Zaevi është zotuar se po punon për sigurim të deputetëve shtesë.
“Të gjithë ishin këtu. Shumica ishte këtu. Por nuk është korrekte të mos themi se kjo shumicë nuk ka probleme.
Edhe Kasami?
Kishte përfaqësues”, tha Thaçi për Klan Maqedoni.