Bashkia e Shkupit nëpërmjet një komunikate informon se ka kërkuar ta shkëpusë marrëveshjen me kompaninë “Link media plus” për zbukurimin e qytetit për festën e Vitit të Ri.
Marrëveshja e nënshkruar nga ish-kryetari Petre Shilegov, kap vlerën e 243 mijë eurove.“Të ballafaquar me krizë energjetike, si dhe duke pasur parasysh se shteti blen energji elektrike me çmim shumë të lartë, si dhe në pajtim me vendimin qeveritare për shpallje të gjendjes së krizës në sektorin energjetik, duam të informojmë opinionin se Bashkia e Shkupit ka kërkuar shkëputje të marrëveshjes me ‘Link media plus DOOEL’ për zbukurimin e qytetit për Vitin e ri, në vlerë prej 14.986.000 denarë, ose 243 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.
“Të ballafaquar me krizë energjetike, si dhe duke pasur parasysh se shteti blen energji elektrike me çmim shumë të lartë, si dhe në pajtim me vendimin qeveritare për shpallje të gjendjes së krizës në sektorin energjetik, duam të informojmë opinionin se Bashkia e Shkupit ka kërkuar shkëputje të marrëveshjes me ‘Link media plus DOOEL’ për zbukurimin e qytetit për Vitin e ri, në vlerë prej 14.986.000 denarë, ose 243 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.