Banka Popullore: “Inflacioni këtë vit do të jetë 3.1%”


Projeksion të moderuar për inflacionin e lart prej 3.1%, nën presionin e çmimeve të tregut botëror, krizës energjetike dhe prishja e zinxhirit për furnizim projekton banka popullore. Lëviz në korniza të kontrolluara, për momentin nuk priten goditje shokante dhe nuk ka nevojë për reagime të menjëhershme. Situata është duke u monitoruar, institucionet ndërkombëtare presin stabilizim të sektorëve të energjisë këtë vit, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Bezhoska.

“Ne këtë vit po bëjmë një korrigjim të moderuar në rritje të deficitit tregtar, gjegjësisht po përkeqësojmë bilancin tregtar dhe një nga arsyet janë rritja e çmimeve të energjisë, por tani për tani të gjitha projeksionet e institucioneve financiare përkatëse janë se vitin e ardhshëm do të ketë stabilizim të sektorit energjetik.”,- tha guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.

Rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej 3,9 për qind këtë vit dhe rimëkëmbje graduale deri në 4 për qind në afat të mesëm parashikon Banka Popullore. Konsumi i brendshëm pritet të rritet nga 5.4 në 7 për qind, investimet deri në 10 për qind, importet deri në 11 për qind.

“Po përgatisim një skenar alternative e cila parashikon ulje të kërkesave të huaja, frenim më të madh nga konsumi dhe investimet e subjekteve vendase, e rritja do të ishte mesatarisht më e ulët me 1.2% për periudhën 2022-2023. Efektet e planit të përshpejtuar të rritjes ekonomike, të cilat nuk janë marrë parasysh në projeksione, konsiderohen si rrezik pozitiv.”,- u shpreh Angellovska-Bezhoska.

Rezervat shtetërore janë 3,6 miliardë euro, garanci për stabilitetin e denarit, thonë nga Banka Qendrore. Deficiti është i moderuar, do të jetë 3.8 për qind nga PBV-or thuhet në raportin e fundit të Bankës Popullore.