OBRM-PDUKM: Nuk kërkojmë dhe nuk bisedojmë për amnisti

Absolutisht nuk është e vërtet se OBRM-PDUKM kërkon dhe bisedon për ndonjë amnisti. Thënie të këtilla jo të sakta në opinion nga LSDM janë vetëm përpjekje për defokusimin e opinionit nga ngjarjet aktuale të lidhura me marrëveshjen dëmtuese me Greqinë të cilën OBRM-PDUKM nuk e pranon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duhet ta dinë edhe Zaev edhe Sheqerinska se me kampanjë të këtillë të orkestruar, me gënjeshtra dhe thashetheme, me trika dhe veprime me dy mendje vetëm e largojnë vendin nga çfarëdo suksesi nga bisedimet të cilat kanë filluar.

LSDM duhet së ndaluari që të dezinformojë dhe defokusojë opinionin në lidhje marrëveshjen dëmtuese me Greqinë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në lidhje nga disa zyrtarë dhe disa shkrime thuhet se bisedohet për ndonjë amnisti të tanishme nga LSDM, që pastaj kur të vijë në pushtet OBRM-PDUKM të ketë amnisti tjetër kthyese, është një demantim më i mirë të cilën do ta tregoj koha se do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që thyen Kushtetutën dhe ligjet siç po ndodh tani.