Enver Pajaziti:”Bëra maksimumin nga vetja për ta lehtësuar sadopak jetën e qytetarëve”


Ish kryetari i komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti ndau në platformën Facebook një postim që shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar të gjithë ata njerëz që përkrahën atë gjatë periudhës 13 vjecare të tij si kryetar i komunës së Bërvenicës.

Shkruan Enver Pajaziti në Facebook:”Pëzemërsisht mirnjohës dhe i nderuar që kam pasur mundësinë të jem në shërbimin tuaj.
E dashur familja ime, kolegë, dashamirë dhe njerëz të lire, të nderuar qytetarë të komunës së Bërvenicës, mërgatë e dashur dhe e respektuar, antarë të shtabit komunal, administratë komunale, ndërmarje komunale, këshilltarë komunal,udhëheqsi e shkollave, arsimtarë e arsimtare të nderuar, imam e hoxhallarë, parti politike, përfaqësues të bizneseve private në komunën tonë dua përmes këtij shkrimi t’iu falemderoj secilit nga Ju në veçanti për përkrahjen tuaj që ma keni dhënë gjithmonë dhe bashkpunimin që kemi patur këto 13 vite që lam pas.

Unë Enver Pajaziti si kryetar i Juaji për komunën e Bërvenicës dhe banorët e komunës tonë e bëra maksimumin nga vetja për ta lehtësuar sadopak jetën e qytetarëve në komunë. Kishim plane dhe program të shkëlqyer për të vazhduar me projekte konkrete edhe këto vite por sovrani foli me 31 tetorë dhe nuk aritëm për 36 vota të vazhdojm rrugëtimin tonë edhe këtë mandat.
Falemderoj të gjithë Juve për përkrahjen, ndërsa disa individëve të caktuar që janë të njohur për banorët e komunës së Bërvenicës të cilët për interesa të ngushta personale tradhëtuan ato 98% Shqiptarë të cilat ua thyen zemrat natën e 31 tetorit ju dëshiroj jetë që të ballafaqojnë turpin dhe tradhëtine kombtarë e ndëshkimin popullor ta ndjejnë në baza ditore dhe në proçeset e ardhëshme politike. Si fitues moral apeloj tek të gjithë forcat progresive që të ruajne të mirën e përgjithshme përball cdo tundimi personal sepse historia e njerzimit ka deshmuar qe fitoret e vogla te turpshme sjellin deri ne humbje të mëdha. Do të vazhdoj të jem rrojtar jo formal i komunës ku kam lindur dhe jam rritur, bashkë me të gjithë shqiptarët si trup votues unanim për të dëshmuar qe qëllimeve të mbara edhe Zoti do t’ju del në ndihme.
Aktivitetin personal politik do ta vej në shërbim të gjithë atyre që do të kenë qëllime pozitive për qytetaret, gjithashtu se bashku me shtabin dhe votuesit besnik do të jemi zëri kritik i proçeseve qe janë në dëm të ardhmerise sone te perbashket.
Kryetarit te ri dhe administrates se tij i deshiroj shendet, pune te mbare dhe vazhdimsi ne realizimin e projekteve dobiprurese per komunen te cilat tani me jane plotesisht te mbuluara financiarisht.”
I juaji gjithmone,

Enver Pajaziti