Pasdite mblidhet komiteti Ekzekutiv dhe Qendror i LSDM-së


Dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, analiza e rezultateve zgjedhore dhe ngjarjet aktuale politike pas parashtrimit të nismës për mosbesim të Qeverisë pritet të jenë temë diskutimi në mbledhjen e sotme të organeve më të larta të LSDM-së, që do të mblidhen sot pasdite në selinë e partisë transmeton Alsat.

“Në ora 18:00 është caktuar mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të partisë, ndërsa në ora 20:00 Këshilli Qendror do të mbajë mbledhjen e tij”, njoftojnë nga LSDM-ja.