Barcelona ka paguar shuma të majme për trajnerët e shkarkuar


Skuadra katalonase, Barcelona ka shpenzuar 33 milionë euro për zgjidhjen e parakohshme të kontratave të trajnerëve të fundit. I fundit i përjashtuar nga “Nou Camp”, Ronald Kuman, do të marrë një dëmshpërblim prej 13 milionë eurosh.

Klubi gjithashtu duhet të paguajë 5 milionë euro shtesë për pasardhësin e tij Çavi Hernandez, të cilit kontrata me Al Sadd-in e Katarit iu ndërpre para kohe. Sipas informacioneve jozyrtare, vetë Çavi ka shprehur dëshirën për të paguar gjysmën e shumës.

Para Kumanit, klubi ka shkarkuar Kike Setien, i cili është paguar 4 milionë euro dëmshpërblim. Shuma është më serioze për Ernesto Valverden, i cili u shkarkua nga posti i trajnerit pa i skaduar kontrata dhe përë këtë harxhuar 11 milionë euro.