Flet bariu që gjeti pa shenja jete biznesmenin shqiptar: “Vinte erë e keqe, korbat vinin rrotull”


Një bari në zonën e Qafë-Mollës në Dajt ku u gjet i vr*arë biznesmeni Ruzhdi Hoxha ka treguar se prej disa ditësh përreth vendit ku u gjet kufoma kishte nisur të përhapej një aromë e rëndë. Ai shprehet se korbat kishin nisur të vinin rrotull.

Nisur nga kjo situatë, ai nuk kishte zbritur poshtë për ta verifikuar, duke menduar se pjesë e greminës prej nga ku përhapej aroma e rëndë, ndodhej një kafshë e ngordhur pa e menduar se mund të ishte një njeri.
“Ka një javë që kam qenë unë. Vinte erë e keqe. Vinin korbat aty dhe lëviznin rreth e rrotull. Thashë hajd mo ndonjë gjë e ngo*rdhur nuk më shkoi mendja kurrë për njeri”, është shprehur ai.
Trupi i vi*ktimës u gjet pak ditë më parë, i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vr*arë që në ditën e parë të zhd*ukjes së tij rreth dy javë më parë.