Për të shkuar në pushime kosovarët përdorin mënyra të ndryshme të udhëtimit. Mjeti i tyre i udhëtimi zakonisht është automjeti ose autobusi, ndërsa destinacioni i tyre nuk është edhe shumë larg, bregdeti shqiptar.
Një rast tjetër i çuditshëm është lajmëruar nga një qytetar i Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.
Në “Rrugën e Kombit”, në një veturë shihet se si një vajzë e vogël kishte zgjedhur bagazhin që të shtrihej dhe të bënte rrugën deri tek vendi i pushimit.
Në fotografinë e dërguar në Redaksinë e Insajderit shihet se vetura është në lëvizje madje në autostradë zhvillohet një shpejtësi e madhe.
Një ndalim me vrull nga shoferi i veturës, vajza e vogël mund të përfundonte me lëndime pas fjetjes në një vend të tillë.
Gazeta Insajderi gjatë ditës së djeshme ka raportuar për veprimin e njëjtë të një vajze tjetër e cila kishte zgjedhur bagazhin për të fjetur. /Insajderi.com