Mashtrim i rëndë i është bërë partisë Alternativa nga partneri i saj Aleanca për Shqiptarët e më së shumti nga Arben Taravari. Ky i fundit nuk i ka treguar që Levica do të jetë pjesë e nënshkrimeve në listën për rrëzimin e qeverisë. Këtë gjë e ka thënë vet koordinatori i grupit parlamentar të ASH-AAA, Zejd Rexhepi.
Zejdi në prononcimin e tij për media u shpreh se nuk kanë qenë në dijeni për nënshkrimet e Levicës.
“E para gjithë deputetët kemi qenë të bindur që E Majta nuk nënshkruan. Marrëveshja ishte që do të nënshkruaj LDP-ja, Besa, VMRO-ja dhe ne. Në frymën e kësaj u dakordova që do e jap nënshkrimin”, është shprehur Zejdi.