Marrëveshja me Greqinë nuk është arsyeja e vërtetë se pse VMRO-DPMNE e bllokon zgjedhjen e përbërjes së re të KSHZ-së, por ideja e tyre është që të gjejnë mënyrë që udhëheqësia e mëparshme e partisë t’i shpëtojë burgut, konkretisht të shpëtojë nga akuzat e PSP-së.
Siç merret vesh nga burime jo zyrtare, VMRO-DPMNE nga kryeministri Zaev kërkon që të bëhen ndryshime në Kodin Penal, në nenin 353, në pjesën e padisë penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe tejkalimi i autorizimeve”.
Nëse kjo do të ndodh të gjithë ish funksionarët do të mund t’i shpëtojnë burgut , pasi në shumicën e lëndëve të PSP-së ata akuzohen pikërisht nga neni 353, ku në të cilën dënimet janë mbi 5 vite burg.
Më bazë të logjikës juridike, ky nen nuk mund të shfuqizohet plotësisht por mund të ketë ndërhyrje në pjesën e lartësisë së dënimit.
Sipas llogaritjeve në këtë mënyrë nga 20 lëndë të PSP-së 11 prej tyre bien në ujë./Pa Censurë