Hashin Thaçi për vite të tëra ishte figura më potente e politikës kosovare


Hashim Thaçi është Presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte Kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeminisër në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999, shkruan “Kosovarja”.

Thaçi, drejtori politik i UÇK-së gjatë kohës së luftës, është në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, kur dha dorëheqjen si President i Kosovës dhe u dorëzua në gjykatë, pas
një aktakuze.
Sigurisht që figura e tij ka munguar në rrjedhen e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike në vend, por më së shumti në familje.

I biri i vetëm i ish Presidentit Thaçi, Endriti, në faqen e tij në Instagram ka kujtuar angazhimin e të atit në aspektin e forcimit të lidhjeve me miqtë ndërkombëtar.
Periudhën kur babai i tij ishte në krye të politikës në vend, Endriti e ka konsideruar si “Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën”.