Këshilltari i Alternativës Adem Jashari: “Koalicioni me Apasievin koalicion turpi, na tradhëtuat”


Lidhur me formimin e një qeverie të re kanë nisur reagime të shumta që e konsiderojnë atë një tradhëti më shumë se sa një vlerë pro perëndimore për shkak se aty bëjnë pjesë forca regresive përfshirë edhe Levicën e Apasievit dhe VMRO-në nacionaliste.
Në vijë të kësaj kemi edhe mospajtime nga vetë stuktura dhe aktivistë të partive shqiptare që janë bërë pjesë e këtyre pazareve bashkë me Mickovskin.

Këshilltari i partisë Alternativa në Komunën e Bërvenicës Adem Jashari përmes një postimi në rrjetin social, e quan këtë një koalicion bashkë me partinë e Apasievit një koalicion turpi duke u shprehur se ndjehet i tradhëtuar për shkak të kësaj.
“Emocionet e rrëzimit të BDI-së mi mbyllën sytë, por koalicioni që u bë sonte ishte turpi më i madh. Si aktivist i Alternativës jam kundër dhe nuk qëndroj pas kësaj tradhëtie” ka shkruar Jashari.